Sela për deklaratën e Kurtit: Sot shqip u godit gjuha shqipe!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për gjuhën shqipe. Sela thotë se “Shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedone në Maqedoninë e Veriut”. Në vijim e keni reagimi e plotë e Selës në facebook: Më ka ngel thellë […]

Nëntor 18, 2024 - 20:00
 0  6
Sela për deklaratën e Kurtit: Sot shqip u godit gjuha shqipe!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për gjuhën shqipe.

Sela thotë se “Shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedone në Maqedoninë e Veriut”.

Në vijim e keni reagimi e plotë e Selës në facebook:

Më ka ngel thellë në kujtesë periudha e diferencimeve politike të pasviteve 1981. Është gati e pashlyeshme në mbamendjen time prej femije të askohe-kryefjala e lajmeve që niste me, nacionalizmin, shovenizmin, iredentizmin, separatizmin shqiptar! Shumë shëmtuar dukej kur thuhej shqip dhe për shqiptarët nga elita politike komuniste shqiptare. Është më se e qartë se ky zhargon politik kontrollohej nga një qendër që per qëllim kishte satanizimin e viktimës, fillimisht spastrimin institucional të shqiptarëve e me pas edhe etnik të tyre.

 Sot mu rikthye kjo ndjesi e keqe e shumë viteve më parë pa asnjë ndryshim në formë dhe paraqitje!

 Shqip u godit gjuha shqipe dhe perpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedone në Maqedoninë e Veriut.

 Uroj të jetë një lajthitje momenti…