Serbi tenton ta kalojë me veturë urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, intervenon Policia

Një qytetar serb para pak momentesh ka tentuar të kalojë me veturë mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, urë kjo e cila është e bllokuar nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i. Intervenimi i Policisë së Kosovës ka qenë i shpejtë për të parandaluar. Arsyetimi i qytetarit serb pasi u pyet nga Policia se për

shkurt 23, 2025 - 04:00
 0  6
Serbi tenton ta kalojë me veturë urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, intervenon Policia

Një qytetar serb para pak momentesh ka tentuar të kalojë me veturë mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, urë kjo e cila është e bllokuar nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i.

Intervenimi i Policisë së Kosovës ka qenë i shpejtë për të parandaluar.

Arsyetimi i qytetarit serb pasi u pyet nga Policia se për cfarë arsye ka tentuar të kalojë në urën që është e bllokuar ishte se nuk ky peron nuk ishte nga Mitrovica dhe nuk i dinte rrugët.

“Nuk jam nga Mitrovica, GPS-i më tregoi rrugën prandaj edhe unë tentova ta kalojë urën”, tha ai.

Rikujtojmë se kjo urë është e bllokuar në vitin 1999 dhe nuk është hapur për kalim./Gazeta10