Serwer: Amerikanët dhe Evropianët nuk po ndihmojnë që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare

Profesori amerikan, Daniel Serwer ka shprehur shqetësim për ngecjen e Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Ai theksoi se evropianët dhe amerikanët nuk po ofrojnë ndihmën e nevojshme dhe se po ushtrojnë presion mbi kryeministrin Albin Kurti për të akomoduar interesat serbe në veri të Kosovës. Sipas tij, kjo strategji nuk duket se […]

tetor 2, 2024 - 21:00
 0  6
Serwer: Amerikanët dhe Evropianët nuk po ndihmojnë që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare
serwer:-amerikanet-dhe-evropianet-nuk-po-ndihmojne-qe-kosova-te-anetaresohet-ne-organizata-nderkombetare

serwer:-amerikanet-dhe-evropianet-nuk-po-ndihmojne-qe-kosova-te-anetaresohet-ne-organizata-nderkombetare

Profesori amerikan, Daniel Serwer ka shprehur shqetësim për ngecjen e Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Ai theksoi se evropianët dhe amerikanët nuk po ofrojnë ndihmën e nevojshme dhe se po ushtrojnë presion mbi kryeministrin Albin Kurti për të akomoduar interesat serbe në veri të Kosovës.

Sipas tij, kjo strategji nuk duket se po funksionon duke e vështirësuar përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe pranimit në organizata të tjera ndërkombëtare.

“Evropianët dhe amerikanët nuk po ndihmojnë, në përpjekje për të bërë presion kryeministrit Kurti të akomodojë interesat serbe në veri të Kosovës. Nuk duket se po funksionon”, tha Serwer për GazetaBlic.