Shahini: Ka ankesa dhe vonesa për subvencionimin e bizneseve nga “Super Puna”

Agim Shahini , kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka deklaruar për “Front Online” ka ankesa dhe vonesa në lidhje me subvencionimin e bizneseve. “Ka pasur edhe ankesa edhe vonesa, por tash që do të ketë më shumë mbështetje e më pak vonesa”, u shpreh Shahini. Shahini vlerëson se platforma “Super Puna” s’ka pasur rezultatet

Nëntor 23, 2024 - 12:00
 0  7
Shahini: Ka ankesa dhe vonesa për subvencionimin e bizneseve nga “Super Puna”
shahini:-ka-ankesa-dhe-vonesa-per-subvencionimin-e-bizneseve-nga-“super-puna”

shahini:-ka-ankesa-dhe-vonesa-per-subvencionimin-e-bizneseve-nga-“super-puna”


Agim Shahini , kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka deklaruar për “Front Online” ka ankesa dhe vonesa në lidhje me subvencionimin e bizneseve.

“Ka pasur edhe ankesa edhe vonesa, por tash që do të ketë më shumë mbështetje e më pak vonesa”, u shpreh Shahini.

Shahini vlerëson se platforma “Super Puna” s’ka pasur rezultatet e duhura.

”Super Puna është një pilot projekt që ka pasur rezultatet e veta, por jo ato të duhura në Kosovë, prandaj i gjithë procesi nuk ka arritur efektin e vetë të duhur. Punësime të reja nuk mund të themi se ka pasur, punësime të qëndrueshme nga ky projekt mund të jetë nga 5-10% jo më shumë”, deklaroi Shahini.