Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, së bashkë me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë. “Edicioni i sivjetmë i forumit është i fokusuar tek sfidat e sigurisë me të cilat aktualisht përballet bota demokratike, ndërsa synon që të shërbej si një ngjarje që do

Nëntor 23, 2024 - 12:00
 0  5
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada
maqedonci-dhe-jashari,-po-marrin-pjese-ne-forumin-nderkombetar-te-sigurise-ne-kanada

maqedonci-dhe-jashari,-po-marrin-pjese-ne-forumin-nderkombetar-te-sigurise-ne-kanada

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, së bashkë me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë.

“Edicioni i sivjetmë i forumit është i fokusuar tek sfidat e sigurisë me të cilat aktualisht përballet bota demokratike, ndërsa synon që të shërbej si një ngjarje që do të nxisë bashkëpunimin strategjik mes vendeve demokratike”, thuhet në njoftim.

Aty tutje shkruan se Maqedonci dhe Jashari, gjithashtu do të realizojnë takime bilaterale me homologë dhe përfaqësues të tjerë politik dhe ushtarak të vendeve partnere.

Maqedonci bashkë me Jasharin atje shkoi, me ftesë të homologut të tij kanadez Bill Blair.