Shala: Ka ikje masive nga Kosova në 4-5 vitet e fundit
Kryetari i komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka thënë se ka një numër të madh shtëpish të pabanuara, shumica e të cilave, sipas tij, janë prona të atyre që kanë braktisur Kosovën, veçanërisht në 4-5 vitet e fundit, në mandatin e kësaj Qeverie. Shala thekson se gjatë kësaj periudhe ka pasur një ikje masive
Kryetari i komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka thënë se ka një numër të madh shtëpish të pabanuara, shumica e të cilave, sipas tij, janë prona të atyre që kanë braktisur Kosovën, veçanërisht në 4-5 vitet e fundit, në mandatin e kësaj Qeverie.
Shala thekson se gjatë kësaj periudhe ka pasur një ikje masive të kategorive të ndryshme të qytetarëve, dhe sot shkalla e largimeve nga Kosova është më e lartë se kurrë më parë.
Ai kritikon Qeverinë, duke theksuar se nuk ka krijuar kushte për të ndalur këtë largim masiv dhe se mungesa e investimeve, arsimit të mirëfilltë dhe mundësive për punë ka bërë që qytetarët të kërkojnë zgjidhje tjetër, sidomos në Evropë.
‘’Në këtë relacion Qeveria nuk ka krijuar asnjë lloj më të vogël të kushteve për t’i ndalur ikjet. Fatkeqësisht mungesa e investimeve, arsimit të mirëfilltë e mundësive për punë ka bërë që qytetarët të kërkojnë zgjidhje të tjera e sidomos në Evropë’’, përfundoi Shala.