Shala: Kryeministrit iu kanë përzier shifrat, matematika s’po i shkon mirë

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, për FrontOnline, e konsideron si përzierje të shifrave fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e mbajti javën e kaluar para Këshillit Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje. ’Është e vërtetë e madhe që kryeministri Kurti me të dhënat statistikore që po i përdor, vërtetë iu kanë përzier numrat dhe matematika nuk

tetor 14, 2024 - 09:01
 0  8
Shala: Kryeministrit iu kanë përzier shifrat, matematika s’po i shkon mirë
shala:-kryeministrit-iu-kane-perzier-shifrat,-matematika-s’po-i-shkon-mire

shala:-kryeministrit-iu-kane-perzier-shifrat,-matematika-s’po-i-shkon-mire


Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, për FrontOnline, e konsideron si përzierje të shifrave fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e mbajti javën e kaluar para Këshillit Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje.

’Është e vërtetë e madhe që kryeministri Kurti me të dhënat statistikore që po i përdor, vërtetë iu kanë përzier numrat dhe matematika nuk është duke i ecur diçka mirë. Tashmë, raporti eksporti-import është 1 me 6.5, kemi disfavor të eksportit, kemi ngritje të inflacionit, të hyrat nga mërgata janë po thonë si investime të huaja’’ thotë Shala.

Deputeti I PDK-së, thotë se prodhimi vendor s’ka qenë asnjëher më keq se sa në ketë mandate qeverisës.

‘’Prodhimi vendor është si kurrë më keq. Asnjë nga të dhënat e prezantuara nga Qeveria nuk janë të qëndrueshme’’ shprehet ai.

Po ashtu, deputeti Shala, potencon se edhe ikja e të rinjeve nga Kosova nuk ka qenë kurrë më e lartë, duke shtuar se Qeveria Kurti tashmë ka filluar fushatën e marketingut me shifra inekzistente.

‘’Ikja e të rinjeve nuk ka qenë kurrë më e lartë. Pra Qeveria, ka filluar fushatën dhe marketingun me shifra krejtësisht inekzistente’’ tha Shala për FrontOnline.