Ministria e Arsimit reagon pas ngjarjes së rëndë në Tiranë: Institucionet ligjzbatuese të zbardhin rrethanat

Ministria e Arsimit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, ku një adoleshent ndërroi jetë pas një sherri me thika, ndërsa dy të tjerë u palgosën. Ministria shprehet se ka marrë në vazhdimësi, dhe është duke zbatuar masa konkrete për të garantuar që procesi i mësimdhënies

Nëntor 18, 2024 - 23:00
 0  5
Ministria e Arsimit reagon pas ngjarjes së rëndë në Tiranë: Institucionet ligjzbatuese të zbardhin rrethanat
ministria-e-arsimit-reagon-pas-ngjarjes-se-rende-ne-tirane:-institucionet-ligjzbatuese-te-zbardhin-rrethanat

ministria-e-arsimit-reagon-pas-ngjarjes-se-rende-ne-tirane:-institucionet-ligjzbatuese-te-zbardhin-rrethanat

Ministria e Arsimit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, ku një adoleshent ndërroi jetë pas një sherri me thika, ndërsa dy të tjerë u palgosën.

Ministria shprehet se ka marrë në vazhdimësi, dhe është duke zbatuar masa konkrete për të garantuar që procesi i mësimdhënies, në të gjitha shkollat e Shqipërisë, të kryhet në mënyrë sa më të sigurt, të rregullt e me standarde.

Reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit:

Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur sot në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë, ku një konflikt mes tre të miturve çoi në humbjen e jetës së njërit prej tyre, nxënës i shkollës “Fan Noli”.

Ngushëllimet tona më të sinqerta i shkojnë familjes së nxënësit që humbi jetën, ndërsa urojmë shërim të shpejtë për nxënësin tjetër. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga institucionet ligjzbatuese që të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Siguria në shkolla dhe jashtë tyre ka qenë dhe do të mbetet një prioritet absolut, i bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Arsimit, Pushteti Vendor, komunitetit dhe të gjithë shoqërisë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka marrë në vazhdimësi, dhe është duke zbatuar masa konkrete për të garantuar që procesi i mësimdhënies, në të gjitha shkollat e Shqipërisë, të kryhet në mënyrë sa më të sigurt, të rregullt e me standarte.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Sportit është maksimalisht e angazhuar për të siguruar mjedise sa më të sigurta për zhvillimin normal të mësimit në të gjithë Shqipërinë, mbetet gjithmonë thelbësor roli sa më aktiv i të gjitha palëve, prindër, mësues, punonjës të policisë së shtetit, institucione arsimore por edhe komuniteti, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.