SHBA sanksionon Industrinë Serbe të Naftës me pronësi ruse?, Vuçiq: Ma kanë konfirmuar
Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka thënë që ka marrë lajmin se brenda pak ditësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të plota ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), dhe kjo do të ndodh për shkak të pronësisë ruse. Pos kësaj, presidenti serb ka thënë se kur një kompani vendoset nën
Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka thënë që ka marrë lajmin se brenda pak ditësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të plota ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), dhe kjo do të ndodh për shkak të pronësisë ruse.
Pos kësaj, presidenti serb ka thënë se kur një kompani vendoset nën sanksionet e SHBA-së, atëherë askush nuk do të punojë me të.
“Ky është një vendim gjeopolitik, një vendim i madh. Ne nuk kemi dëgjuar kurrë që këtë vendim e kanë përgatitur amerikanët, këtë lloj vendimi e kanë përgatitur evropianët”, ka deklaruar Vuçiq, raporton RTS.
Përveç kësaj, ai ka thënë edhe se këtyre sanksioneve do tu bashkohen edhe britanikët.
Ai vuri në dukje se është e qartë pse ka insistuar për ndërtimin e një tubacioni nafte për në Hungari, por siç tha ai, duhet të flasin edhe me amerikanët dhe rusët.
Mbetet të shihet nëse ky informacion i plasuar nga Vuçiq është i saktë, apo thjeshtë një manovër e tij propagandistike, e destinuar për opinionin serb.