Shehu: Rruga për bjeshkë, premtim i shumëkujt, por ne e realizuam
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, në emisionin Pressing, tha se një nga projektet më të rëndësishme të realizuara gjatë mandatit të tij është rruga që çon drejt bjeshkëve. Ai theksoi se kjo rrugë ishte premtuar në çdo mandat nga të tjerët, por vetëm gjatë qeverisjes së tij u bë realitet dhe u çua deri në […]


Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, në emisionin Pressing, tha se një nga projektet më të rëndësishme të realizuara gjatë mandatit të tij është rruga që çon drejt bjeshkëve.
Ai theksoi se kjo rrugë ishte premtuar në çdo mandat nga të tjerët, por vetëm gjatë qeverisjes së tij u bë realitet dhe u çua deri në fund, përcjell Gazeta Projekti.
Tutj tha se këtë bindje e bazon në kontaktet e përditshme me diasporën dhe qytetarët e Junikut, të cilët i kanë shprehur mbështetje të fuqishme për vazhdimin e projektit të tij qeverisës.
Shehu falë punës së bërë në katër vitet e kaluara si kryetar i Junikut, ai po gëzon përkrahje të madhe nga qytetarët e kësaj komune.
