Kryetari Shehu në Pressing: Çdo projekt e kemi bërë në bashkëpunim me komunitetin

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, në emisionin Pressing tha se ekziston një disponim i madh që ai të vazhdojë mandatin si kryetar. Ai theksoi se çdo projekt i realizuar deri më tani është bërë në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin, duke e konsideruar këtë si çelës të suksesit të tij në qeverisjen lokale. Tutje, Shehu […]

shtator 21, 2025 - 00:00
 0
Kryetari Shehu në Pressing: Çdo projekt e kemi bërë në bashkëpunim me komunitetin

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, në emisionin Pressing tha se ekziston një disponim i madh që ai të vazhdojë mandatin si kryetar.

Ai theksoi se çdo projekt i realizuar deri më tani është bërë në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin, duke e konsideruar këtë si çelës të suksesit të tij në qeverisjen lokale.

Tutje, Shehu tha se këtë bindje e bazon në kontaktet e përditshme me diasporën dhe qytetarët e Junikut, të cilët i kanë shprehur mbështetje të fuqishme për vazhdimin e projektit të tij qeverisës.

Shehu falë punës së bërë në katër vitet e kaluara si kryetar i Junikut, ai po gëzon përkrahje të madhe nga qytetarët e kësaj komune.