Shekerinska nga dje zyrtarisht mori postin e zëvendëssekretares së përgjithshëm të NATO-s

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska nga dje zyrtarisht ka marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Një informacion i tillë është publikuar në faqen zyrtare të Aleancës në segmentin “Për ne”, transmeton Portalb.mk. Në pjesën ku përmendet Shekerinska shkruhet: “Radmila Shekerinska mori postin e zëvendëssekretares së përgjithshme të NATO-s më 2 dhjetor […]

dhjetor 3, 2024 - 14:00
 0  7
Shekerinska nga dje zyrtarisht mori postin e zëvendëssekretares së përgjithshëm të NATO-s
Radmila Shekerinska. Foto nga rrjeti i saj social X (Twitter)

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska nga dje zyrtarisht ka marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Një informacion i tillë është publikuar në faqen zyrtare të Aleancës në segmentin “Për ne”, transmeton Portalb.mk.

Në pjesën ku përmendet Shekerinska shkruhet:

“Radmila Shekerinska mori postin e zëvendëssekretares së përgjithshme të NATO-s më 2 dhjetor 2024. Si ish-zëvendëskryeministre dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, zonja Shekerinska ka përvojë të madhe si politikëbërëse dhe ndërtuese e konsensusit. Ajo është një kampione e ekuilibrit gjinor dhe një mbështetëse e vazhdueshme për marrëdhënie të forta transatlantike”.

Në të shtohet se Shekerinska i bashkohet NATO-s pas një karriere të spikatur politike. Ndër të tjera, thuhet se si ministre e Mbrojtjes ishte kyçe në përgatitjen e Maqedonisë së Veriut për hyrje në NATO.

“Nën udhëheqjen e saj, Maqedonia e Veriut rriti kontributin e saj në misionet dhe operacionet e NATO-s, duke përfshirë në Afganistan, Kosovë, Irak dhe praninë e zgjeruar të NATO-s në Letoni. Maqedonia e Veriut u bë anëtari i 30-të i NATO-s në vitin 2020 dhe arriti me sukses integrimin e plotë ushtarak në NATO në më pak se 19 muaj”, shtohet biografia e Shekerinska-s, e publikuar në faqen e NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, më 19 nëntor emëroi Radmilla Shekerinska zëvendëssekretare të përgjithshme të ardhshme, duke theksuar se ajo beson vërtetë në NATO.

Shekerinska është zyrtarja më e lartë e NATO-s deri më tani nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe nga një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian.