Shekerinska të hënën në takim me Sorensenin, të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, të hënën do të ketë takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Në kumtesën e NATO-s nuk janë dhënë hollësi tjera rreth takimit të Shekerinskës me Sorensenin, i cili së fundmi ishte për vizitën e tij të parë në Prishtinë dhe Beograd […]

Mars 28, 2025 - 23:01
 0  6
Shekerinska të hënën në takim me Sorensenin, të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, të hënën do të ketë takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në kumtesën e NATO-s nuk janë dhënë hollësi tjera rreth takimit të Shekerinskës me Sorensenin, i cili së fundmi ishte për vizitën e tij të parë në Prishtinë dhe Beograd pas marrjes së funksionit.

Pas takimeve me përfaqësuesit e dy palëve, ai paralajmëroi se ka dëgjuar qëndrimet e tyre për dialogun dhe ka theksuar rëndësinë e përpjekjeve dhe progresit në dialog.