Shënoi rënie numri i lindjeve në Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e dytë të vitit 2024, numri i lindjeve të gjalla është 3,840 fëmijë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i tyre është zvogëluar për 7.2 përqind, raporton Portalb.mk. Numri i personave të vdekur në tremujorin e dytë të vitit 2024 […]

gusht 31, 2024 - 21:00
 0  5
Shënoi rënie numri i lindjeve në Maqedoninë e Veriut
Foshnje. Foto: Ministria e Shëndetësisë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e dytë të vitit 2024, numri i lindjeve të gjalla është 3,840 fëmijë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i tyre është zvogëluar për 7.2 përqind, raporton Portalb.mk.

Numri i personave të vdekur në tremujorin e dytë të vitit 2024 është 4,711 persona, nga të cilët 12 ishin foshnje, që shënon rritje nga 0.3 % në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Shtimi natyrorë është negativ respektivisht 871, që do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve.

Numri i martesave në këtë tremujor nga viti është zvogëluar me 22.6 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë nga 2023 dhe është 2,533 martesa.

Në këtë tremujor janë marrë 390 raporte divorce.