Paraburgim për kryerësin e therjes në Strimnicë të Zhelinës

Paraburgim 30-ditor ka marrë O.I. nga Strimnica i cili plagosi me thikë bashkëfshatarin e tij F.B ditën e djeshme, raporton Portalb.mk. Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka marrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër personit të dyshuar për vepër penale vrasje nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (në tentativë) të Kodit […]

gusht 31, 2024 - 21:00
 0  5
Paraburgim për kryerësin e therjes në Strimnicë të Zhelinës
Vendi ku ndodhi plagosja në Strimnicë të Zhelinës. Foto: Portalb.mk

Paraburgim 30-ditor ka marrë O.I. nga Strimnica i cili plagosi me thikë bashkëfshatarin e tij F.B ditën e djeshme, raporton Portalb.mk.

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka marrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër personit të dyshuar për vepër penale vrasje nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (në tentativë) të Kodit Penal dhe propozimi për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin 36-vjecar është dorëzuar në gjykatën kompetente.

Më 30 gusht, në fshatin Strimnicë, përballë një objekti hotelierik në rrugën për në Zhelinë, i dyshuari ka tentuar t’i marrë jetën një personi, duke e therur me thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Kalimtarët e rastit e kanë dërguar menjëherë viktimën në spitalin e Tetovës, nga ku me urgjencë është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.

“Ngjarjes i ka paraprirë një debat verbal në oborrin e xhamisë pas faljes së namazit të xhumasë. I dyshuari për vrasje në tentativë dhe babai i tij kanë vërejtur fqinjin e tyre i cili debatonte me kryetarin e Komunës së Zhelinës. Duke qenë se e dinin që fqinji i tyre ishte agresiv, u afruan për ta qetësuar që të mos lindte ndonjë problem më i madh. Por ai nuk është qetësuar dhe i ka sulmuar fizikisht duke e goditur në kokë babanë e tashmë të dyshuarit”, informoi Prokuroria Publike.

Nga atje shtuan se kalimtarët e rastit i kanë ndarë, por më vonë, para objektit të hotelierisë ka ndodhur ngjarja penale juridike ku i dyshuari ka goditur me thikë fqinjin i cili më parë kishte debatuar me kryetarin e komunës dhe ata në oborrin e xhamisë.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin e Prokurorisë së Tetovës dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.