“Shkak xhelozia” – Detaje të reja nga tragjedia në Malishevë, ku burri vr;au gruan shtatzënë
Në strehën ku prisnin të sillnin në jetë fëmijën, përfunduan tragjikisht. Dhoma e gjumit u shndërrua në skenë krimi në familjen Bytyçi në Kërvasari të Malishevës. Egzon Bytyqi dyshohet se qëlloi me një plumb në kokë bashkëshorten e tij shta...


Në strehën ku prisnin të sillnin në jetë fëmijën, përfunduan tragjikisht.
Dhoma e gjumit u shndërrua në skenë krimi në familjen Bytyçi në Kërvasari të Malishevës.
Egzon Bytyqi dyshohet se qëlloi me një plumb në kokë bashkëshorten e tij shtatzënë, Jetlira Foniqin.
Pas këtij akti i dyshuari 26 vjeç thuhet se plagosi vetën po ashtu në kokë. Babai i këtij të fundit raportoi menjëherë rastin në polici, ku hetuesit gjetën si provë materiale një armë.
Prej aty tre ekipe mjekësore të QKMF-së i nisën trupat drejt Emergjencës së QKUK-së.
Me të mbërritur në ora 01:10 të mëngjesit të hershëm, viktima 25-vjeçare që ishte në javën e 34 të shtatzënisë, vdes.
Për shkak të gjendjes të dyshuarit nuk i është bërë ndërhyrje kirurgjikale pasi ka plagë hyrëse e dalëse dhe vazhdon të jetë i intubuar në Emergjencë.
Ai ka jetuar për shtatë vjet në Gjermani, ndërsa me Jetlirën ishin të martuar prej një viti e gjysmë. Pas martesës, viktima lëvizte mes dy shteteve.
Siç mëson Klani, jozyrtarisht, sipas dyshimeve të para, në çift ishin shfaqur konflikte kohët e fundit. Familjarët e viktimës thonë se nuk e kanë ditur.
Policia ka thënë se deklarimet se i dyshuari kishte pasur probleme të shëndetit mendor ende nuk janë vërtetuar. Jetlira Foniqi është varrosur në vendlindjen e saj në Llozicë të komunës së njëjtë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.