Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Fëmijëve “Kozle”, Karolina Simonovska

Ministria e Shëndetësisë njofton se është shkarkuar drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Respiratore te Fëmijët “Kozle”, Karolina Simonovska. Në vend të saj është emëruar Katerina Boshkovska, e cila siç thonë nga ministria prej më shumë se njëzet vitesh është pjesë e ekipit të kësaj institucioni. “Boshkovska është subspecialiste në pulmologjinë pediatrike. Në kuadër të […]

shkurt 4, 2025 - 17:00
 0  8
Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Fëmijëve “Kozle”, Karolina Simonovska

Ministria e Shëndetësisë njofton se është shkarkuar drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Respiratore te Fëmijët “Kozle”, Karolina Simonovska. Në vend të saj është emëruar Katerina Boshkovska, e cila siç thonë nga ministria prej më shumë se njëzet vitesh është pjesë e ekipit të kësaj institucioni.

“Boshkovska është subspecialiste në pulmologjinë pediatrike. Në kuadër të veprimtarisë akademike, ajo është e përfshirë në aktivitetet e katedrës pranë UKIM-it dhe gjatë pesë viteve të fundit ka publikuar një numër të madh punimesh shkencore”.

“Ministria e Shëndetësisë falënderon për angazhimin e deritanishëm drejtoreshën e mëparshme, Karolina Simonovska”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.