Shkëmbim spektakolar, Tonali pritet të rikthehet te Milani

Milan është i vendosur të transferojë Sandro Tonali-n dhe tashmë ka nisur procedurat për rikthimin e tij të mundshëm. Megjithatë, operacioni nuk do të jetë i lehtë, pasi Newcastle e ka bërë të qartë se do të leojë largimin italianit vetëm nëse marrin një ofertë prej të paktën 55 milionë eurosh. Kjo shumë përbën një […]

Mars 3, 2025 - 12:00
 0  8
Shkëmbim spektakolar, Tonali pritet të rikthehet te Milani

Milan është i vendosur të transferojë Sandro Tonali-n dhe tashmë ka nisur procedurat për rikthimin e tij të mundshëm.

Megjithatë, operacioni nuk do të jetë i lehtë, pasi Newcastle e ka bërë të qartë se do të leojë largimin italianit vetëm nëse marrin një ofertë prej të paktën 55 milionë eurosh.

Kjo shumë përbën një pengesë për kuqezinjtë, të cilët kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre pa kompromentuar buxhetin.

Milani pati interes për këtë operacion që në merkaton e janarit, por Newcastle nuk ishte i gatshëm të ndahej me mesfushorin në afatin kalimtar të dimrit, por situata mund të ndryshojë në verë.

Nevojat e Newcastle për të balancuar financat e tyre sipas rregullave të Fair Play-it financiar, do i detyrojë “Qymyrxhinjtë” të bëjnë disa shitje dhe emri i parë në këtë listë është ai i Sandro Tonali-t.

Për të gjetur më shpejt akordin me Newcastle, Milan është i gatshëm të përfshijë në këtë operacion dhe Malick Thiaw, mbrojtësi pëlqehet shumë nga trajneri i Newcastle, Eddie Howe.

Milani e vlerëson mbrojtësin 23-vjeçar rreth 35 milionë euro dhe mund ta “sakrifikojë” atë për të rikthyer Tonali-n në “San Siro”.