Shkon në 176 numri i personave të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Korenë e Jugut
Numri i të vdekurve nga një aksident avioni në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në Korenë e Jugut është rritur në 176, sipas Shërbimit Zjarrfikës të Jeolla-s Jugore, raporton CNN. Sipas shërbimit zjarrfikës, shumica e pasagjerëve dhe ekuipazhit supozohen të vdekur. 82 janë meshkuj dhe 83 femra, ndërsa gjinia e 11 viktimave ende nuk është konfirmuar. Të
Numri i të vdekurve nga një aksident avioni në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në Korenë e Jugut është rritur në 176, sipas Shërbimit Zjarrfikës të Jeolla-s Jugore, raporton CNN.
Sipas shërbimit zjarrfikës, shumica e pasagjerëve dhe ekuipazhit supozohen të vdekur.
82 janë meshkuj dhe 83 femra, ndërsa gjinia e 11 viktimave ende nuk është konfirmuar.
Të dy kutitë e zeza nga avioni i Koresë së Jugut që u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar Muan të dielën, janë gjetur, duke përfshirë të dhënat e fluturimit dhe regjistrimin zanor, sipas një njoftimi nga Ministria e Tokës.
Ministria tha se nga videot duket se pajisjet e uljes së avionit nuk ishin jashtë, por ata do të hetojnë më tej duke përdorur të dhënat e fluturimit nga pajisja e regjistrimit.
Momenti kur aeroplani e godet murin.