Shkup, një persona akuzohet se ka vrarë gjyshen e tij
Pas një procedure hetimore, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka dorëzuar aktakuzë kundër një 28-vjeçari nga Shkupi për veprën penale Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 të Kodit Penal “Më 18 janar, gjatë ushtrimit të dhunës në familje në shtëpinë familjare në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Shkup, i akuzuari […]
Pas një procedure hetimore, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka dorëzuar aktakuzë kundër një 28-vjeçari nga Shkupi për veprën penale Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 të Kodit Penal
“Më 18 janar, gjatë ushtrimit të dhunës në familje në shtëpinë familjare në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Shkup, i akuzuari me dashje i ka marrë jetën gjyshes së tij. Ndërsa viktima ishte duke ngrënë, ai e ka sulmuar, ka filluar ta godasë në kokë dhe në trup dhe më pas e ka mbytur”, thonë nga Prokuroria.
Prokurori publik ka dorëzuar edhe në Gjykatën Themelore Penale Shkup propozim për vazhdimin e masës së paracaktuar të paraburgimit për të akuzuarin.