Shkup, sonte do të mbahet edicioni i dytë i Festivalit Watch Through

Sot në orën 18:00 në Galerinë Nacionale Daut Pasha Hamam, zhvillohet edicioni i dytë i Festivalit Watch Through, një ngjarje treditore që bashkon shkrimtarë, ndërtues paqeje dhe aktivistë për të promovuar mirëkuptimin, ndjeshmërinë, aktivizmin dhe të menduarit kritik, transmeton Portalb.mk. Festivali përmban panel diskutime të fokusuara në edukimin, letërsinë, angazhimin qytetar dhe mbrojtjen e mjedisit. […]

maj 16, 2024 - 14:00
 0  5
Shkup, sonte do të mbahet edicioni i dytë i Festivalit Watch Through
Afishe e edicionit të dytë të Festivalit Watch Through. Foto nga Center for Balkan Cooperation LOJA

Sot në orën 18:00 në Galerinë Nacionale Daut Pasha Hamam, zhvillohet edicioni i dytë i Festivalit Watch Through, një ngjarje treditore që bashkon shkrimtarë, ndërtues paqeje dhe aktivistë për të promovuar mirëkuptimin, ndjeshmërinë, aktivizmin dhe të menduarit kritik, transmeton Portalb.mk.

Festivali përmban panel diskutime të fokusuara në edukimin, letërsinë, angazhimin qytetar dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ceremonia e hapjes nis me një panel diskutimi të titulluar “Letërsia në kohë të trazuara – Lufta, autoritarizmi, kriza klimatike” me Ben Blushin, Nihad Kresevljakoviq dhe Andreas Nikolaidis me moderimin e gazetares së njohur gjermano-britanike Annedore Smith dhe Bujar Luma.