Shkup, u normalizua shpërndarja e energjisë në rrjetin e ngrohjes

Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) kanë njoftuar që për një kohë shumë të shkurtë është rregulluar rrjeti i shpërndarjes së energjisë termike në qytetin e Shkupit, transmeton Portalb.mk. “Për një kohë shumë të shkurtë u normalizua dërgesa e energjisë termike për shfrytëzuesit e EMV-së – furnizimi me ngrohje. Te konsumatorët e lidhur në sistemin […]

Jan 20, 2025 - 20:00
 0  4
Shkup, u normalizua shpërndarja e energjisë në rrjetin e ngrohjes
Ngrohje qendrore, foto nga Portalb.mk

Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) kanë njoftuar që për një kohë shumë të shkurtë është rregulluar rrjeti i shpërndarjes së energjisë termike në qytetin e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Për një kohë shumë të shkurtë u normalizua dërgesa e energjisë termike për shfrytëzuesit e EMV-së – furnizimi me ngrohje. Te konsumatorët e lidhur në sistemin për ngrohje qendrore te ky rajon, dërgesa e energjisë termike është realizuar në përputhje me rregullat e rrjetit te të gjithë banesat dhe subjektet juridike, atje ku sot pas orës 10:00 ishte ulur cilësia e dërgesës”, raportoi EMV-ja.

U raportua që zgjidhja e problemeve për sistemin e ngrohjes vazhdoi në afërsi të pishinës Olimpike.

EMV-ja vlerësoi se problemet u shfaqën si rezultat i neglizhencës së qeverisjes së kaluar, LSDM-BDI.

Ndryshe, defekti në rrjetin e shpërndarjes së ngrohjes, për të cilin mëngjesin e sotëm ka mbetur pa ngrohje i gjithë Shkupi, ka ndodhur në Komunën e Qendrës, në shtrirjen ndërmjet Vero Qendër dhe pishinës Olimpike.

Kompania sqaroi që konsumatorët për informacione të mëtejshme të kontaktojnë Qendrën e Kujdesit për Konsumatorin në (02) 3076 200 dhe 075400100.