Shmanget incidenti fizik mes Apasievit dhe deputetëve të VMRO-së (Video)

Në Kuvend, është shmangur një përleshje fizike mes kreut të partisë “Levica”, Dimitar Apasiev dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së, gjatë seancës “pyetje deputetësh”. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi për të pamundësuar që incidenti verbal të kalojë në fizik, këkroi intervenimn e sigurimit të Kuvendit dhe e ndërpreu seancën duke dhënë pauzë prej 10 minutash. Kaosi u […]

Nëntor 21, 2024 - 15:00
 0  6
Shmanget incidenti fizik mes Apasievit dhe deputetëve të VMRO-së (Video)

Në Kuvend, është shmangur një përleshje fizike mes kreut të partisë “Levica”, Dimitar Apasiev dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së, gjatë seancës “pyetje deputetësh”.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi për të pamundësuar që incidenti verbal të kalojë në fizik, këkroi intervenimn e sigurimit të Kuvendit dhe e ndërpreu seancën duke dhënë pauzë prej 10 minutash.

Kaosi u krijua kur Rexhep Ismail nga “Levica” i parashtroi pyetje kryeministrit Hristijan Mickoski dhe për këtë nuk i ishte njoftuar me shkrim kryetari i Kuvendit. Për këtë ka reaguar Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, duke thënë se po manipulojnë me Rregulloren.

Ngjarjen ka arritur ta filmojë ekipi i gazetën LAJM. Në videon më poshtë mund ta shihni atë çfarë ndodhi në Kuvend.