Shovenisti flet për shovenizëm, urrejtje, gënjeshtra, insinuata dhe shpifje!

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviç, ka reaguar ndaj raportimeve të portalit PortalX te gazetarit Furkan Saliu lidhur me The post Shovenisti flet për shovenizëm, urrejtje, gënjeshtra, insinuata dhe shpifje! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 13, 2026 - 14:00
 0
Shovenisti flet për shovenizëm, urrejtje, gënjeshtra, insinuata dhe shpifje!

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviç, ka reaguar ndaj raportimeve të portalit PortalX te gazetarit Furkan Saliu lidhur me pretendimet se disa punonjës shqiptarë në ministri kanë mbetur pa sigurim shëndetësor, shkruan gazeta Flaka.

Disa ditë më parë, PortalX kishte raportuar se punonjës shqiptarë në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive po përballen me një situatë shqetësuese, pasi sipas denoncimeve të arritura në redaksi, një pjesë e tyre kishin mbetur pa sigurim shëndetësor.

Në reagimin e tij, Stoilkoviç hodhi poshtë këto pretendime dhe theksoi se të gjithë të punësuarit në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive kanë sigurim shëndetësor dhe se ministria i përmbush rregullisht obligimet ligjore.

“Ju informojmë, si rikujtim për shovinistët, se tani në Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive punojnë edhe pjesëtarë të bashkësive të tjera, e jo vetëm të bashkësisë shqiptare, dhe të gjithë të punësuarit kanë sigurim shëndetësor. Ministria i përmbush rregullisht të gjitha obligimet ligjore në lidhje me paraqitjen dhe sigurimin e të drejtave jo vetëm nga sigurimi shëndetësor, por edhe nga përfitime të tjera që burojnë nga marrëdhënia e punës”, deklaroi Stoilkoviç.

Ai shtoi se për çdo sqarim shtesë duhet të drejtohen te institucionet kompetente për përllogaritjen e pagave dhe kontributeve.

“Nëse keni nevojë për informacione shtesë ose sqarime, ju lutemi t’i drejtoheni SOZR-së si institucion kompetent për përllogaritjen e pagave dhe kontributeve të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive”, thuhet në reagim.

Stoilkoviç nuk kurseu as kritikat ndaj gazetarit Saliu dhe raportimit të portalit, duke përdorur tone të ashpra.

Nga shkolla marksiste-leniniste në gazetari dhe politikë nuk pritet asgjë tjetër përveç urrejtjes, gënjeshtrave, insinuatave dhe shpifjeve, të cilat në fund të fundit nuk ndërtojnë të ardhme. Vetëm me respekt dhe bashkëpunim mund të arrijmë rezultate reale në punën dhe funksionimin e shtetit në tërësi”, deklaroi ai.

Ndërkohë, sipas dëshmive të disa prej të punësuarve që më herët kishin paraqitur ankesa në redaksinë e PortalX, pagesa e kontributeve për sigurimin shëndetësor është rregulluar gjatë ditës së sotme.

The post Shovenisti flet për shovenizëm, urrejtje, gënjeshtra, insinuata dhe shpifje! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .