Shpejtim Bulliqi siguron motokultivatorë për gratë fermere – Faza tjetër e projekteve bujqësore në Podujevë

kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e dhënies së motokultivatorëve me frezë dhe plug për gratë fermere, duke përfshirë edhe ato nga grupet e margjinalizuara. Kjo iniciativë është pjesë e projektit të përbashkët mes Organizatës CARE International dhe Komunës së Podujevës, me qëllim mbështetjen dhe fuqizimin ekonomik të

shtator 17, 2025 - 16:00
 0
Shpejtim Bulliqi siguron motokultivatorë për gratë fermere – Faza tjetër e projekteve bujqësore në Podujevë
Shpejtim Bulliqi siguron motokultivatorë për gratë fermere – Faza tjetër e projekteve bujqësore në Podujevë

Shpejtim Bulliqi siguron motokultivatorë për gratë fermere – Faza tjetër e projekteve bujqësore në Podujevë

kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e dhënies së motokultivatorëve me frezë dhe plug për gratë fermere, duke përfshirë edhe ato nga grupet e margjinalizuara.

Kjo iniciativë është pjesë e projektit të përbashkët mes Organizatës CARE International dhe Komunës së Podujevës, me qëllim mbështetjen dhe fuqizimin ekonomik të grave në bujqësi dhe krijimin e mundësive për vetëpunësim.

Bulliqi, së bashku me Drejtoreshën e Bujqësisë Lirie Hoti, i uroi përfitueseve duke u zotuar se do të jenë gjithmonë në përkrahjen e grave dhe fermerëve në komunë. Ai gjithashtu bëri të ditur se janë në proces montimi edhe 15 serra të reja, duke e çuar në 24 numrin total të grave që do të përfitojnë nga projekti.

Kjo nismë vjen në një kohë kur Komuna e Podujevës po avancojnë projekte që synojnë zhvillimin rural dhe vetëmbështetjen e komuniteteve bujqësore, duke u bërë një shembull pozitiv i përfshirjes sociale dhe progresit ekonomik.