Shpërthim në Shkupit, raportohet se shënjestër ishte Rade Trajkovski-Shtekli
Sot ka ndodhur një shpërthim në lagjen Qeramidnicë të Shkupit. Mediat raportojnë se shënjestër e sulmit për të tretën herë ishte Rade Trajkovski-Steklit. Mjeti shpërthyes është hedhur në oborrin e shtëpisë së tij, pas çka ai ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital, transmeton Portalb.mk. “Sot (14.11.2024) në orën 09:20 në SPB Shkup është […]
Sot ka ndodhur një shpërthim në lagjen Qeramidnicë të Shkupit. Mediat raportojnë se shënjestër e sulmit për të tretën herë ishte Rade Trajkovski-Steklit. Mjeti shpërthyes është hedhur në oborrin e shtëpisë së tij, pas çka ai ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital, transmeton Portalb.mk.
“Sot (14.11.2024) në orën 09:20 në SPB Shkup është raportuar se në një oborr në lagjen Qeramidnica në Shkup është hedhur një mjet shpërthyes”, thonë nga MPB.
Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur Stekli i cili është dërguar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për dhënien e ndihmës.
Shtëpia e Steklit është në fakt prapa qendrës tregtare East Gate, ku ai u shënjestrua dy herë.
Sulmi është pjesë e aktiviteteve kriminele që ndodhin së fundmi.
Incidenti i fundit ndaj po të njëjtit person ndodhi në tetor të vitit të kaluar në QT “East Gate”, e që ishte i dyti brenda dy muajsh.
Më 25 gusht 2023, poashtu në garazhet e East Gate, pati të shtëna ndaj tridhjetë e nëntë vjeçarit R.T. nga Shkupi, por nuk kishte arritur ta godasë.
Më pas personat e maskuar që kishin qëlluar nga një automjet tip Audi me targa të huaja ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe automjeti u gjet në flakë në afërsi të liqenit të Treskës në drejtim të Gërçecit.
Incidentet janë seri e vrasjeve midis bandave kriminale në Shkup.