Shqiptari grabit bazilikën në Bolonja të Italisë, arrestohet në Slloveni
Një 44-vjeçar me origjinë shqiptare është identifikuar si autori i vjedhjes në Bazilikën e San Luca-s në Bolonja të Italisë, pas një hetimi që zgjati rreth një muaj e gjysmë. Sipas autoriteteve italiane, ai është nën hetim si për vjedhjen në bazilikë, ashtu edhe për vjedhjen e makinës që përdori për të realizuar planin. 44-vjeçari rezulton me […]
Një 44-vjeçar me origjinë shqiptare është identifikuar si autori i vjedhjes në Bazilikën e San Luca-s në Bolonja të Italisë, pas një hetimi që zgjati rreth një muaj e gjysmë.
Sipas autoriteteve italiane, ai është nën hetim si për vjedhjen në bazilikë, ashtu edhe për vjedhjen e makinës që përdori për të realizuar planin. 44-vjeçari rezulton me precedentë penalë.
Ngjarja nis pasditen e 17 shkurtit, kur ai dyshohet se vodhi një automjet dhe më pas, gjatë natës, nisi të veprojë.
Duke përfituar nga një kantier ndërtimi në anë të bazilikës, ai arriti të futet brenda ambienteve të saj pa u vënë re. Me tu futur brenda. ai grabiti bizhuteri të dhuruara për ikonën e Virgjëreshës si dhe donacione të tjera të besimtarëve.
Në vendngjarje la pas një dorezë, një detaj që sipas mediave në Itali, u bë një nga provat kyçe për hetuesit.
Pas vjedhjes, 44 vjeçari u largua me makinën e vjedhur, të cilën e braktisi disa kilometra më tej. Automjeti u gjet i pastruar me kujdes, teksa autori ishte përpjekur për të fshirë çdo gjurmë.
Identifikimi i tij erdhi pas një pune të gjatë të policisë, e cila analizoi një numër të madh pamjesh nga kamerat e sigurisë. Hetuesit rindërtuan lëvizjet e tij hap pas hapi, duke krijuar itenerarin e plotë.
Vetëm një ditë pas ngjarjes, 44-vjeçari u lokalizua në Slloveni, ku dyshohet se po largohej drejt Shqipërisë
Një element që ka ngritur pikëpyetje është fakti se sistemi i alarmit në bazilikë ishte i çaktivizuar për shkak të punimeve në kantier – një rrethanë që mund të ketë qenë rastësi, por që u shfrytëzua për të realizuar vjedhjen pa pengesa.
Prokuroria italiane ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka nisur procedurat ligjore ndaj tij, si për vjedhjen në bazilikë, ashtu edhe për automjetin e përdorur.