Shqiptari nga Çairi nuk u bë ministër i Mbrojtjes në Siri

Një postim në Facebook shpërndanë një informacion të pasaktë se një shqiptar nga Shkupi, Abdul Jashari, i cili luftoi në luftën civile të Sirisë, ka arritur të bëhet ministër i mbrojtjes. Por atë pozitë e mban siriani Murhaf Abu Kasra dhe Jashari nuk u bë ministër i Mbrojtjes, as ndonjë pozicion tjetër, por kolonel. Lajmi […]

shkurt 21, 2025 - 16:00
 0  5
Shqiptari nga Çairi nuk u bë ministër i Mbrojtjes në Siri
Abdul Jashari. Foto: Youtube (E marrë përmes Vërtetmatësit)

Një postim në Facebook shpërndanë një informacion të pasaktë se një shqiptar nga Shkupi, Abdul Jashari, i cili luftoi në luftën civile të Sirisë, ka arritur të bëhet ministër i mbrojtjes. Por atë pozitë e mban siriani Murhaf Abu Kasra dhe Jashari nuk u bë ministër i Mbrojtjes, as ndonjë pozicion tjetër, por kolonel. Lajmi i referohet agjencisë Reuters, por kjo agjenci nuk ka publikuar një gjë të tillë dhe “lajmi” me shumë gjasa është marrë në mënyrë jokritike nga Informer-i serb, i cili me vetëdije ka dezinformuar ose është shprehur gabim, shkruan Vërtetmatësi.

Një postim në Facebook thotë:

Ministri i ri i mbrojtjes i Sirisë është vetëm një provë tjetër se të gjithë njerëzit e aftë janë larguar nga vendi!

Informaconi më sipër i referohet një artikulli (kopje arkivore), i cili është shpërndarë në postimin në Facebook dhe titulli i artikullit është:

Abdul Jashari nga Çairi u bë ministër në Siri, ndërsa në Maqedoni po hetohej “roli” i tij në rastin “Monstra”.

Pasi hapëm lidhjen e artikullit të lajmit të shpërndarë në atë postim në Facebook, lexojmë:

Shtetasi maqedonas, 49-vjeçari Abdul Jashari nga Çairi i Shkupit, i cili prej vitesh lufton në Siri si komandant i grupit ekstremist “Xhemati Alban”, së fundi është bërë ministër në qeverinë e re siriane, të formuar pas rënies së regjimit të Bashar Al-Asad. Informacioni u raportua edhe nga Reuters, duke cituar burime të qeverisë siriane.

Abdul Jashari, pseudonimi arab: Abu Katada Al-Albani, shqiptar i lindur më 25.09.1976. në Shkup, i cili luftoi për lëvizjen Al-Nusra dhe më vonë për Hayat Tahrir El-Sham në Luftën Civile Siriane dhe që nga viti 2016 është nën sanksionet e SHBA-së për terrorizëm, nuk u bë ministër i mbrojtjes i Sirisë dhe atë post e mban Murhaf Abu Kasra, i cili është nga ai vend. Në fakt, Jashari nuk u bë ministër, as i mbrojtjes e as për asgjë tjetër.

Agjencia e lajmeve me famë botërore Reuters nuk ka publikuar diçka të tillë, siç kemi mundur ta verifikojmë duke kërkuar emrin dhe pseudonimin e tij në faqen e agjencisë. Agjencia e përmend atë, por jo se u bë ministër, por kolonel.

Më herët kemi renditur postime të tjera që pretendojnë se Jashari është bërë ministër, disa prej të cilave i referohen faqes serbe Informer. Kjo faqe ka shkruar për Jasharin, por nuk ka thënë se është bërë ministër, por më tepër, në mënyrë të paqartë dhe konfuze, se i është dhënë një vend në qeverinë e re të Sirisë.

Nga Informer ose po dezinformojnë qëllimisht ose janë të hutuar, ose thjesht kanë dashur të thonë se Jashari ka qenë i angazhuar në qeverinë e re, e cila u krijua pas rënies së Bashar Al-Assad, por është formuluar keq dhe kështu krijuan konfuzion në opinion se Jashari ishte bërë ministër në Siri.

Një informacion i tillë nuk gjendet askund, përveç mediave këtu dhe përreth. Ky lajm i pasaktë është i pranishëm edhe në mediat në gjuhën shqipe. Postimi i rishikuar, megjithatë, është i dallueshëm në atë që saktëson se Jashari madje arriti në pozitën e “Ministët të Mbrojtjes”, megjithëse në artikullin thuhet se ai u bë vetëm “ministër”, pa specifikuar më tej.

Duke marrë parasysh të gjitha informacionet deri më tani, ne e vlerësojmë njoftimin si të pavërtetë.