Shtatë klube i vihen pas Chiesas, tërhiqet klubi turk
Federico Chiesa po vuan për të gjetur një skuadër të re. Sulmuesi i kombëtares italiane ka përfunduar jashtë projektit të ri të Juventusit, me bardhezinjtë që kërkojnë 15 mln euro për kartonin e 26-vjeçarit. Një marrëveshje me Chiesan tentoi edhe Besiktasi, klub ku luajnë Ernest Muçi dhe Milot Rashica. Në lidhje me këtë çështje foli […]
Federico Chiesa po vuan për të gjetur një skuadër të re.
Sulmuesi i kombëtares italiane ka përfunduar jashtë projektit të ri të Juventusit, me bardhezinjtë që kërkojnë 15 mln euro për kartonin e 26-vjeçarit.
Një marrëveshje me Chiesan tentoi edhe Besiktasi, klub ku luajnë Ernest Muçi dhe Milot Rashica.
Në lidhje me këtë çështje foli Huseyin Yucel, zv presidenti i klubit turk nga Stambolli.
“Është e vërtetë që bisedojmë me Chiesan prej 10 ditësh. Dua të jem transparent, duke theksuar se lojtari kërkon një pagë sezonale rreth 9 mln euro, ndërkohë që Juventusi pretendon rreth 15 mln. Aktualisht janë 7 klubet që interesohen për lojtarin, por kërkesat e tij nuk janë të logjikshme. Duket e pamundur të plotësohet shumë që kërkon Chiesa. Kështu që prej ditës së sotme ai nuk bën më pjesë në axhendën tonë. Pasi interesat e Besiktasit janë shumë më të rëndësishme se emrat e futbollistëve. Jemi të vetëdijshëm për mangësitë tona, por do të punojmë deri në ditën e fundit të merkatos për të forcuar skuadrën”, ka thënë ai.