Siguria kibernetike e Maqedonisë së Veriut e pesta më e cenueshme në Evropë

Siguria kibernetike globale është nën kërcënim të madh. Numri i dobësive në fushën virtuale në mbarë botën – domethënë pikat e dobëta të mundshme në sisteme – është dyfishuar në The post Siguria kibernetike e Maqedonisë së Veriut e pesta më e cenueshme në Evropë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 22, 2025 - 05:00
 0  5
Siguria kibernetike e Maqedonisë së Veriut e pesta më e cenueshme në Evropë

Siguria kibernetike globale është nën kërcënim të madh. Numri i dobësive në fushën virtuale në mbarë botën – domethënë pikat e dobëta të mundshme në sisteme – është dyfishuar në vetëm katër vjet – nga 1,700 në 3,900, sipas hulumtimit nga IBM. Studimi u krye midis 2019 dhe 2023, duke ndjekur shërbime të ndryshme cloud në të gjithë botën.

Ballkani duket se është “pjesa kritike” e sigurisë kibernetike të Evropës, sipas hulumtimit të ri nga kompania e sigurisë së cloud “Cloudl”. Vendet më të rrezikuara janë Bosnja dhe Hercegovina (me shkallë rreziku prej 71 për qind), Serbia (69 për qind) dhe Shqipëria (67 për qind), shkruan Euronews.

“Dobësitë e zbuluara në vende si Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia nxjerrin në pah boshllëqet kritike në infrastrukturën e sigurisë kibernetike që kërkojnë vëmendje urgjente”, tha Akash Mahajan, CEO dhe themelues i Cloudl.

“Ne duhet t’i japim përparësi trajnimit për sigurinë kibernetike dhe të zbatojmë masa të forta për mbrojtjen e të dhënave ndërsa vazhdojmë të mbështetemi gjithnjë e më shumë në teknologjitë cloud. Kjo përfshin auditimet e rregullta të sigurisë, programet e trajnimit të punonjësve dhe miratimin e teknologjive të avancuara të enkriptimit”, shtoi ai.

Për sigurinë kibernetike të Mbretërisë së Bashkuar (64 përqind), janë theksuar kërcënimet e përgjithshme për shkak të numrit të madh të shkeljeve të shërbimeve cloud – mbi një miliard gjatë dy dekadave të fundit.

Siguria kibernetike e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 5-të të palakmueshëm, së bashku me atë irlandeze, holandeze dhe letoneze – të gjitha me vlerësim rreziku prej 53 përqind. Pason sistemi italian i sigurisë (51 për qind), me rreth 800 milionë shkelje. Polonia është në vendin e 10-të me vlerësim rreziku prej 49 për qind.

The post Siguria kibernetike e Maqedonisë së Veriut e pesta më e cenueshme në Evropë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .