Siljanovska-Davkova takim me kryeparlamentarin kroat: Vetoja e Bullgarisë është e padrejtë
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend. Të dy kujtuan fillimet e përbashkëta të integrimit evropian njëzet vjet më parë, por me një përfundim krejtësisht të ndryshëm, transmeton Portalb.mk. Për presidenten, përvoja e integrimit evropian kroat është një mësim i […]


Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend. Të dy kujtuan fillimet e përbashkëta të integrimit evropian njëzet vjet më parë, por me një përfundim krejtësisht të ndryshëm, transmeton Portalb.mk.
Për presidenten, përvoja e integrimit evropian kroat është një mësim i rëndësishëm “për ne dhe Kroacia, si mikja jonë e dëshmuar, mund të na ndihmojë shumë me mësimet e nxjerra në procesin e integrimit evropian”.
Ajo theksoi gatishmërinë tonë për të trajtuar sfidat e Kopenhagës, me kusht që të mos ngecim në mosmarrëveshje dypalëshe të pakuptimta, të cilat janë një kërcënim real jo vetëm për ne dhe rajonin, por edhe për zgjerimin e BE-së.
Kryetari i Parlamentit kroat shprehu qëndrimin se kërcënimi i vetos nga fqinjët është i padrejtë dhe se Kroacia do të mbetet miku ynë besnik me mirëkuptim dhe mbështetje të madhe për ne.
Presidentja dhe kryetari i Kuvendit kroat theksuan kujdesin për pakicën maqedonase në Kroaci dhe minoritetin kroat në Maqedoni, të cilat janë shndërruar në ura solide të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
Në takim u diskutua për ndryshimet dramatike në rendin botëror, si dhe për situatën e cenueshme të sigurisë në Evropë dhe botë, me një angazhim për një zgjidhje të qëndrueshme të paqes ruso-ukrainase.
Takimi përfundoi me marrëveshje për vazhdimin, zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve maqedono-kroate në sferën e politikës, ekonomisë, kulturës, turizmit dhe sportit.
Ndryshe, dje, Jadrokoviq, realizoi takim edhe me kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ku poashtu përsëriti mbështetjen e tij të fortë për integrimin tonë evropian.