Siljanovska: Gjykata shumë më herët është dashur ta shfuqizoj balancuesin
Presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Balancuesit. Siljanovska në “ClickPlus” tha se Gjykata Kushtetuese duhej ta merrte këtë vendim shumë më The post Siljanovska: Gjykata shumë më herët është dashur ta shfuqizoj balancuesin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Balancuesit.
Siljanovska në “ClickPlus” tha se Gjykata Kushtetuese duhej ta merrte këtë vendim shumë më herët.
“I referoj të gjithë së pari, sepse ata i referohen burimit – Marrëveshjes Kornizë të Ohrit për ta rilexuar edhe një herë. Thuhet qartë se kur flasim për administrim dhe punësim, kriteri i parë është ekspertiza dhe kompetenca dhe thonë se përveç këtyre duhet të respektohet parimi themelor i drejtësisë dhe përfaqësimit adekuat”, thotë Siljanovska Davkova.
Ajo shton gjithashtu se vetë fjala Balancer është e diskutueshme për të.
“Termi balancues është i diskutueshëm për mua, po ashtu edhe instrumenti. Çfarë jeni duke balancuar? Nëse balanconi ekspertizën dhe kompetencën dhe përfaqësimin e drejtë, është mirë”, thotë Siljanovska Davkova.
The post Siljanovska: Gjykata shumë më herët është dashur ta shfuqizoj balancuesin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .