Shkup, tentativë për përdhunim të një nxënësi në Gjorçe

Kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, shprehu keqardhjen dhe dënimin më të ashpër për ngjarjen e pafat në një shkollë fillore në territorin e komunës, në të cilën The post Shkup, tentativë për përdhunim të një nxënësi në Gjorçe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 10, 2024 - 23:00
 0  4
Shkup, tentativë për përdhunim të një nxënësi në Gjorçe

Kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, shprehu keqardhjen dhe dënimin më të ashpër për ngjarjen e pafat në një shkollë fillore në territorin e komunës, në të cilën ishin përfshirë nxënës nga klasat më të vogla.

Është formuar një komision që do të nisë procedimin disiplinor ndaj katër mësuesve, ndërsa është pezulluar menjëherë një mësuese përgjegjëse për klasën.

“Gjatë ditës së sotme dorëheqjen për arsye personale dhe morale ka dorëzuar edhe drejtori i shkollës dhe menjëherë është emëruar u.d. drejtor i ri. Pas përcaktimit të përgjegjësisë së secilit prej tyre, në varësi të veprimeve që kanë ndërmarrë apo lëshimeve që kanë bërë, do të sanksionohen në përputhje me rrethanat”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e kryetarit.

Policia ka njoftuar se një 44-vjeçar nga Shkupi ka raportuar dje se në periudhën prej orës 11 deri në 15 në oborrin e shkollës fillore në zonën e Gjorçe Petrovit djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy e shokëve të tij të klasës.

Sipas MPB-së, fëmijët tentuan me të kërcënojnë me një mjet të fortë dhe të kryejnë akt seksual me një shok klase.

The post Shkup, tentativë për përdhunim të një nxënësi në Gjorçe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .