Siljanovska nuk firmosi Dekretin e Ligjit që licencat në çerdhet të jenë në dy gjuhë
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nuk e ka firmosur dekretin e ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve për shkak të dispozitave që i referohen futjes së licencave dygjuhëshe. Në arsyetimin e saj Davkovka ka thënë se këto dispozita janë kontestuese dhe duhet të interpretohen përmes prizmit të Amendamentit 5 të Kushtetutës dhe rregullativës aktuale për përdorimin e […]
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nuk e ka firmosur dekretin e ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve për shkak të dispozitave që i referohen futjes së licencave dygjuhëshe. Në arsyetimin e saj Davkovka ka thënë se këto dispozita janë kontestuese dhe duhet të interpretohen përmes prizmit të Amendamentit 5 të Kushtetutës dhe rregullativës aktuale për përdorimin e gjuhëve
Vendimi i Presidentes
“Ju kujtoj se mënyra e përdorimit të gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik dhe gjuha që flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimi i saj tashmë janë të rregulluara me ligj. Besoj se Kuvendi, si bartës i autoritetit legjislativ, do të marrë parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e mia gjatë shqyrtimit të serishëm të dispozitave dhe do të krijojë zgjidhje të qarta, të sakta në përputhje me Kushtetutën”
Në të Siljanovska i referohet rishqyrtimit të pjesëve kontestuese të nenit 9 dhe 10 të ligjit, ku thuhet se licencat për punë jepen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që flasin 20% e qytetarëve të vendit, si dhe për qëndrimin që ka të bëjë me dhënien e pjesë së parë të provimit në mënyrë elektronike në vend se në formën e shkruar në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që e flasin 20 % e qytetarëve.
Pas vendimit të Davovkvës, LSDM-ja i bëri thirrje qeverisë që të heqë dorë tërësisht nga ndryshimet e Ligjit, të cilat sipas tyre nuk janë kushtetuese dhe janë miratuar në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. BDI nga ana tjetër këtë vendim të presidentes e ka quajtur sulm të hapur ndaj gjuhës shqipe dhe një përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut! Ky sipas integristëve nuk është një veprim i izoluar, por një strategji qartësisht e koordinuar. /Alsat.mk