Sindikata e Pavarur e Punonjësve në Shëndetësi mirëpret punën e ministrit Arben Taravari
Sindikata e Pavarur e Punonjësve në Shëndetës (SPPSH) mirëpret punën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, aktivitetet për vendosjen e rendit dhe zgjidhjen e problemeve në sektorin e Shëndetësisë. “Sektori i shëndetësisë dhe punonjësit u sollën në kolaps. Për këto arsye ne vitin e kaluar dolëm dhe protestuam për shkak të diskriminimit të punëtorëve në […] The post Sindikata e Pavarur e Punonjësve në Shëndetësi mirëpret punën e ministrit Arben Taravari appeared first on InfoShqip.com.
Sindikata e Pavarur e Punonjësve në Shëndetës (SPPSH) mirëpret punën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, aktivitetet për vendosjen e rendit dhe zgjidhjen e problemeve në sektorin e Shëndetësisë.
“Sektori i shëndetësisë dhe punonjësit u sollën në kolaps. Për këto arsye ne vitin e kaluar dolëm dhe protestuam për shkak të diskriminimit të punëtorëve në shëndetësi, pagave nën mesatare, praktikantëve që punonin për pagë minimale, si dhe punëtorëve shëndetësorë që kishin pagë 20.000 denarë dhe as sigurim shëndetësore e pensional. Të gjithë këta të rinj u punësuan gjatë krizës së Covid-it dhe u lanë në mëshirën nga Qeveria e kaluar. Më e keqja ishin drejtorët ekonomikë që ishin plagë ekonomike në shëndetësi. Në fakt, ata ishin drejtorë që tërhoqën burime ekonomike në buxhetin e shëndetësisë – dhe nuk kishte asnjë justifikim ekonomik. Një drejtor ekonomik kushtonte më shumë se 1 milion denarë në muaj”, thotë në një prononcim për Press Online, Bobi Bojçevski – koordinator nacional për shëndetësi në KOSM (Konfederata e Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë) dhe kryetar i SPPSH.
The post Sindikata e Pavarur e Punonjësve në Shëndetësi mirëpret punën e ministrit Arben Taravari appeared first on InfoShqip.com.