Sindikata në protestë kundër Qeverisë! Me ligj nuk ka kush ta përcaktojë minimalen, e as ta nënshkruajë

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë më 2 prill do të protestojë para institucioneve për shkak se Qeveria sipas tyre, solli vendim joligjor për konfirmimin e rritjes së pagës minimale në lartësi prej 1812 denarëve. Sipas të parit të Sindikatës, Sllobodan Trendafillov, në Ligjin për pagë minimale qartë shkruan se si sillet vendimi dhe se nuk […]

Mars 28, 2025 - 23:00
 0  6
Sindikata në protestë kundër Qeverisë! Me ligj nuk ka kush ta përcaktojë minimalen, e as ta nënshkruajë

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë më 2 prill do të protestojë para institucioneve për shkak se Qeveria sipas tyre, solli vendim joligjor për konfirmimin e rritjes së pagës minimale në lartësi prej 1812 denarëve. Sipas të parit të Sindikatës, Sllobodan Trendafillov, në Ligjin për pagë minimale qartë shkruan se si sillet vendimi dhe se nuk është e saktë ajo që e ka thënë zv.ministri për ekonomi dhe punë, Marjan Risteski.

Sindikata paralajmëroi se të martën seanca e udhëheqjes së gjerë të LSM-së do të fillojë në orën 12:05, votimi do të bëhet para Qeverisë, ndërsa do të protestohet edhe para institucioneve tjera. Trendafillov me sulm të ashpër ndaj deputetëve se me pushimin e marrë prej dy javëve po lejojnë edhe të mos debatohet për kërkesën e tyre për pagën minimale të rritur për 6 mijë denarë edhe të mos ndryshohet Ligji në të cilin shkruan se pagën minimale e nënshkruan Ministri për punë dhe politikë sociale, diçka që në realitet nuk ekziston.

Përndryshe deri te ky konfrontim rreth harmonizimit ligjor të pagës minimale erdhi pasi që Qeveria tërhoqi anëtarët e Komisionit për përcaktimin e anëtarëve të Këshillit social-ekonomik, kështu që para dhjetëra ditëve emëroi anëtarë të ri, pas çka sot ky Komision filloi procedurën për të konfirmuar cilat sindikata mund të jenë pjesë e Këshillit. Për momentin Këshilli nuk është në funksion për shkak se një e treta e palëve nuk ka përfaqësues. LSM akuzoi se po vazhdojnë presionet nga Qeveria dhe nga VMRO-DPMNE ndaj anëtarëve të tyre për tu larguar nga sindikata.