Sistem i ri i termineve për viza në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, do të ndërpriten përkohësisht disa shërbime

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup ka njoftuar se do të kalojë në një sistem të ri dhe të përmirësuar për caktimin e termineve për viza, duke sjellë një ndërprerje të përkohshme të disa shërbimeve konsullore. Nga data 19 maj deri më 29 maj 2025, aplikantët për vizë nuk do të kenë mundësi të […]

maj 13, 2025 - 20:00
 0  4
Sistem i ri i termineve për viza në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, do të ndërpriten përkohësisht disa shërbime
Ambasada e SHBA-ve në Shkup, foto nga Ambasada

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup ka njoftuar se do të kalojë në një sistem të ri dhe të përmirësuar për caktimin e termineve për viza, duke sjellë një ndërprerje të përkohshme të disa shërbimeve konsullore. Nga data 19 maj deri më 29 maj 2025, aplikantët për vizë nuk do të kenë mundësi të caktojnë, ndryshojnë apo anulojnë terminet, si dhe nuk do të mund të bëjnë pagesa apo të kërkojnë takime të përshpejtuara, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, personat që kanë tashmë një takim të planifikuar gjatë kësaj periudhe, duhet të paraqiten sipas orarit të caktuar. Në raste urgjente, qytetarët këshillohen të kontaktojnë ambasadën përmes emailit zyrtar. Ky ndryshim synon të përmirësojë përvojën e aplikantëve dhe efikasitetin e shërbimit konsullor.

“Ambasada e SHBA-së në Shkup do të kalojë në një sistem të ri dhe të përmirësuar të caktimit të terminit për viza. Nga 19 maj deri 29 maj 2025, aplikantët për vizë nuk do të jenë në gjendje të caktojnë, ricaktojnë ose anulojnë takimet apo të paguajnë tarifat për vizë ose të kërkojnë takime të përshpejtuara. Kushdo që ka një takim të caktuar duhet të marrë pjesë në takimin e tij ashtu siç është planifikuar. Nëse keni nevojë për një takim urgjent gjatë kësaj kohe, ju lutemi dërgoni një email në [email protected]. Për më shumë informacion vizitoni https://mk.usembassy.gov/visas/ “, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.