Skandali i basteve në Turqi “prek” Shqipërinë dhe Maqedoninë?

Një skandal i mirëfillte ka shpërthyer ne Turqi pasi është zbuluar një grup i strukturuar kriminal i cili merrej me baste të paligjshme, por edhe me pastrim parash, me shifra marramendëse. Policia ka marrë në hetim emra të njohur si këngëtari Serdar Ortaç, prezantuesi Mehmet Ali Erbil, por sidomos ish-futbollisti Batuhan Karadeniz. Dy të parët […]

Nëntor 13, 2024 - 14:00
 0  5
Skandali i basteve në Turqi “prek” Shqipërinë dhe Maqedoninë?

Një skandal i mirëfillte ka shpërthyer ne Turqi pasi është zbuluar një grup i strukturuar kriminal i cili merrej me baste të paligjshme, por edhe me pastrim parash, me shifra marramendëse. Policia ka marrë në hetim emra të njohur si këngëtari Serdar Ortaç, prezantuesi Mehmet Ali Erbil, por sidomos ish-futbollisti Batuhan Karadeniz.

Dy të parët po hetohen në gjendje të lirë për rolin e tyre në këtë skandal që ka shpërthyer në Turqi, teksa ish-futbollisti është në arrati dhe i kërkuar nga drejtësia si një nga emrat kryesorë të këtij grupi kriminal.

Sipas informacioneve që po publikohen në Turqi, janë grupe mafioze që fshihen pas shumave të mëdha që janë fituar nëpërmjet basteve ilegale, ndërsa raportohet se janë blerë klube në vende të ndryshme në Ballkan, duke orientuar ndeshjet sipas dëshirave të tyre për të favorizuar bastet. Ndërkohë, ato përdorin rrjetet sociale dhe persona të famshëm për t’u bërë reklamë, kundrejt pagesave të majme.

“Mynet” bën të ditur se klubet e preferuara që kanë kaluar nën kontrollin e këtyre grupeve mafioze janë në Shqipëri dhe Maqedoni, ashtu si edhe në Gjeorgji. Nëpërmjet basteve në kompani online, janë lëvizur shuma të mëdha parash, por edhe janë manipuluar rezultatet sipas dëshirës duke u shkaktuar fitime të mëdha këtyre organizata, e humbje të njëpasnjëshme bastexhinjve të thjeshtë.

Reklamimi i këtyre kompanive online nga persona të famshëm, është bërë kundrejt pagesave jashtëzakonisht të larta, deri në 1 milion dollarë për një numër të caktuar postimesh rreth tyre. Pritet që në ditët në vijim të dalin detaje të tjera rreth këtyre gupeve dhe se si kanë organizuara bastet ilegale apo deri ku është shtrirë ndikimi i tyre në Turqi dhe në vendet e tjera të Ballkanit./Panorama/