Sot mblidhet Asambleja e PS, Rama publikon foton nga salla: Ndërtojmë skuadrën tonë të re për Shqipërinë 2030

Partia Socialiste do të mbledh paraditen e sotme, në qytetin e  Durrësit, Asamblenë e saj për të zgjedhur Kryesinë e partisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka pulblikuar mëngjesin e sotëm edhe pamjet nga brenda sallës ku do të mblidhet Asamblejë. Kreu i qeverisë shkruan se sot Partia Socialiste do të […]

shtator 8, 2024 - 14:00
 0  8
Sot mblidhet Asambleja e PS, Rama publikon foton nga salla: Ndërtojmë skuadrën tonë të re për Shqipërinë 2030

Partia Socialiste do të mbledh paraditen e sotme, në qytetin e  Durrësit, Asamblenë e saj për të zgjedhur Kryesinë e partisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka pulblikuar mëngjesin e sotëm edhe pamjet nga brenda sallës ku do të mblidhet Asamblejë.

Kreu i qeverisë shkruan se sot Partia Socialiste do të ndërtojë skuadrën e re për Shqipërinë 2030.

“Me me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË2030, ju uroj të diel të bukur”, ka shkruar Kryeministri Rama.

Mbledhja nis në orën 11:00 dhe do të nisë me fjalën e kryeministrit Rama. Asambleja voton sot Kryesinë e re dhe Sekretariatin.