Sot mblidhet Asambleja e PS së Tiranës, Rama krah Veliajt, Manastirliut dhe Spiropalit

Sot në orën 17:30 PS do të mbledh Asamblenë e Tiranës për të prezantuar 3 bashkëdrejtuesit e qarkut Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali, ndersa i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Rama. Tashmë prej ditësh drejtuesit politikë të PS në qarqe kanë nisur prezantimin me strukturat  e partisë që pas zyrtarizimit të listës së […]

shtator 14, 2024 - 14:00
 0  6
Sot mblidhet Asambleja e PS së Tiranës, Rama krah Veliajt, Manastirliut dhe Spiropalit

Sot në orën 17:30 PS do të mbledh Asamblenë e Tiranës për të prezantuar 3 bashkëdrejtuesit e qarkut Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali, ndersa i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Rama.

Tashmë prej ditësh drejtuesit politikë të PS në qarqe kanë nisur prezantimin me strukturat  e partisë që pas zyrtarizimit të listës së drejtuesëve politikë.

Ndërkohë dje kryeminstri Edi Rama i mblodhi deputetët në Elbasan, ku grupi parlamentar u porosit të fuqizojë debatin publik e transparencën, më shumë aktivitet në rrjetet sociale, ndërsa objektiv shihet afrimi i elektoratit gri i cili është konsideruar më i rritur.

Deputetëve ju kërkohet të jenë aktivë dhe të eksperimentojnë platformat më të suksesshme të momentit, përfshirë edhe Tik-Tokun. Fokus të madh është kërkuar t’i kushtohet votës së diasporës. Regjistrimi i emigrantëve nis në janar dhe përfundon në mars.