Boksieri shqiptar, Amarlido Bakaj e mposht ganezin Maluwi Folivi

Boksieri shqiptar, Amarlido Bakaj ka mposhtur boksierin ganez, Maluwi Folivi. Kampi i boksierit ganez e dorëzuan ndeshjen në raundin e katër pas goditjeve të fuqishme që i dha Bakaj, shkruan Reporteri. Pas fitores Bakaj u shpreh tejet i lumtur me fitoren. Ai tha se e priti momentin që ta godiste kundërshtarin me dorën e tij […]

shtator 16, 2024 - 03:00
 0  18
Boksieri shqiptar, Amarlido Bakaj e mposht ganezin Maluwi Folivi

Boksieri shqiptar, Amarlido Bakaj ka mposhtur boksierin ganez, Maluwi Folivi.

Kampi i boksierit ganez e dorëzuan ndeshjen në raundin e katër pas goditjeve të fuqishme që i dha Bakaj, shkruan Reporteri.

Pas fitores Bakaj u shpreh tejet i lumtur me fitoren.

Ai tha se e priti momentin që ta godiste kundërshtarin me dorën e tij të djathtë që e ka armën më të fuqishme dhe këtë e bëri.

Meçi u zhvillua në Londër në “Harrow Leisure Centre”.

Boksieri shqiptar i lindur në Lezhë tani ka 12 meçe të zhvilluar gjatë karrierës dhe të gjitha me fitore.