A do të kandidojë Argita Malltezi në zgjedhjet e 2025-ës? Përgjigjet Sali Berisha

Kryetari i PD ka mbajtur një konferencë për mediat, por për shkak të masës së sigurisë “arrest shtëpie”, gazetarët ndodheshin në selinë blu ndërsa nga Berisha nga banesa e tij komunikoi online. I pyetur nëse në listën e kandidatëve për deputet do të ishte edhe vajza e tij, Argita Malltezi, Berisha tha se nuk dijeni […]

shtator 14, 2024 - 20:00
 0  6
A do të kandidojë Argita Malltezi në zgjedhjet e 2025-ës? Përgjigjet Sali Berisha

Kryetari i PD ka mbajtur një konferencë për mediat, por për shkak të masës së sigurisë “arrest shtëpie”, gazetarët ndodheshin në selinë blu ndërsa nga Berisha nga banesa e tij komunikoi online.

I pyetur nëse në listën e kandidatëve për deputet do të ishte edhe vajza e tij, Argita Malltezi, Berisha tha se nuk dijeni nëse kjo gjë është në ambiciet e saj. Ai theksoi se nëse ajo do të donte të ishte kandidate për deputete do të duhet të futet në primare si të gjitha kandidatët e tjerë.

Do jeni në listë të hapur apo të mbyllur dhe a do të kandidojë Argita Malltezi?

Berisha: Të them të vërtetën në çdo listë për mua është njëlloj dhe nuk kam asnjë impresion. Sa i përket Argita Malltezi, atë nuk e vendos unë, por vetë ajo, nëse dëshiron primaret janë të hapura. Por nuk e di nëse ka ndonjë ambicie apo jo.