Sot përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot me fillim nga ora 11:00, do të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit. Deputetët do të mblidhen në përpjekjen e 48-të për ta zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit. Propozimi për formimin e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit nuk mori mbështetjen e mjaftueshme. Kjo edhe pse

Korrik 17, 2025 - 08:30
 0
Sot përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Sot përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot me fillim nga ora 11:00, do të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit.

Deputetët do të mblidhen në përpjekjen e 48-të për ta zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit.

Propozimi për formimin e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit nuk mori mbështetjen e mjaftueshme.

Kjo edhe pse deputetë votuan për, mungesa e kundërshtimeve apo abstenimeve bëri që propozimi të mos kalojë, çka solli ndërprerjen e seancës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më 17 korrik.

Kjo vjen në kohën kur Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj, ka përcaktuar që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga seanca e parë konstituive.

Pas përfundimit të seancës së 46-të, partitë e ish-opozitës qëndruan në sallë dhe u bënë thirrje Vetëvendosjes të reflektojë, duke kërkuar një zgjidhje konsensuale sa më parë.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.