“Spiropali përcakton Tom Doshin opozitë”, PD: Maxhoranca kërkon të na grabisë numëruesit më 11 maj
Shkresa e kryeparlamentares Elisa Spiropali drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku e rendit Partinë Socialdemokrate në bazë të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 si pakicë parlamentare, ka sjellë reagimin e opozitës. Për selinë blu, ky veprim është në shkelje të ligjit dhe moralit politik. “Në shkelje të plotë të ligjit dhe me skuthëri politike, ajo, […]
Shkresa e kryeparlamentares Elisa Spiropali drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku e rendit Partinë Socialdemokrate në bazë të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 si pakicë parlamentare, ka sjellë reagimin e opozitës. Për selinë blu, ky veprim është në shkelje të ligjit dhe moralit politik.
“Në shkelje të plotë të ligjit dhe me skuthëri politike, ajo, duke përdhosur rolin e kryeparlamentares, e ka vendosur partinë e Tom Doshit në krah të opozitës së Sali Berishës. Qytetarët e dinë se me kë është rreshtuar Tom Doshi që nga Tirana dhe deri në Shkodër, që nga 2011-a e deri në 2025-ën”, thotë sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso.
Sipas demokratëve pas kësaj shkrese të kryeparlamentares Spiropali fshihet plani i parapërgatitur për të grabitur zgjedhjet e 11 Majit nga ana e maxhorancës.
“Qëllimi është për të grabitur një numërues të opozitës në zgjedhjet e ardhshme dhe për t’ia kaluar Doshit, i cili do të hiqet si e parti e opozitës, por do të militojë, numërojë e zhvasë për mazhorancën e narkoRamës”, shton Kaso.
Partia Demokratike paralajmëron kryetaren e Kuvendit që në rast se nuk tërhiqet, do të paditet në SPAK për abuzim, shpërdorim me detyrën si dhe falsifikim.