Spiropali përshëndet Presidencën polake të BE-së: Prioritet, shpejtësia dhe cilësia e zgjerimit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ka reaguar sot me rastin e marrjes së Presidencës së Bashkimit Europian nga Polonia. “Presidenca Polake e Këshillit të Bashkimit Europian është një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Garantimi i shpejtësisë dhe cilësisë së zgjerimit, si prioritet i kësaj Presidence, është në koherencë me […]

Jan 5, 2025 - 19:00
 0  4
Spiropali përshëndet Presidencën polake të BE-së: Prioritet, shpejtësia dhe cilësia e zgjerimit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ka reaguar sot me rastin e marrjes së Presidencës së Bashkimit Europian nga Polonia.

Presidenca Polake e Këshillit të Bashkimit Europian është një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Garantimi i shpejtësisë dhe cilësisë së zgjerimit, si prioritet i kësaj Presidence, është në koherencë me punën tonë për avancimin e reformave”, shkruan kryeparlamentarja në Facebook.

“Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë me Parlamentin e Polonisë dhe Kryetarin Szymon Hołownia për shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe shpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë”, përfundon Spiropali.