Drejtuesi i fushatës së Donald Trump do të drejtojë fushatën e PD: Rama një kukull në dorën e Soros
Chris LaCivita, do të jetë drejtuesi i fushatës elektorale të PD për zgjedhjet e 11 majit. LaCivita është një nga drejtuesit e fushatës së Donald Trump në SHBA, që e u finalizua me fitoren e republikanëve në muajin nëntor. Pas prezantimit që iu bë nga kryetari i PD, Sali Berisha, Chris LaCivita foli për në […]
![Drejtuesi i fushatës së Donald Trump do të drejtojë fushatën e PD: Rama një kukull në dorën e Soros](https://opinion.al/wp-content/uploads/2025/02/5f71e81b-6768-403a-a455-daf1040c1985_sd-1.webp)
Chris LaCivita, do të jetë drejtuesi i fushatës elektorale të PD për zgjedhjet e 11 majit. LaCivita është një nga drejtuesit e fushatës së Donald Trump në SHBA, që e u finalizua me fitoren e republikanëve në muajin nëntor.
Pas prezantimit që iu bë nga kryetari i PD, Sali Berisha, Chris LaCivita foli për në konferencën për mediat , duke theksuar se ndodhet në Shqipëri për të ndihmuar Berishën në zgjedhjet e majit.
LaCivita tha për kryeministrin Edi Rama se nuk është më shume se një “kukull” në dorën e Soros. Sipas tij, nuk mund të jesh mik i Soros dhe i SHBA njëkohësisht.
Po ashtu, ai theksoi se Berisha është persekutuar nga qeveria, ndërsa përmendi dhe arrestimet e politikanëve në radhët e opozitës.
“Jemi këtu që të ndihmojmë në zgjedhjen e kryeministrit, i cili është një mik i vërtetë i SHBA-së dhe që në mënyrë të suksesshme do të punojë me Presidentin Trump. Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë se sa një kukull e George Soros. Nuk mund të jesh një kukull i Soros dhe mik i SHBA-së, kjo nuk është e mundur. Familja e Soros e ka humbur mbështetjen në Uashington dhe në të gjithë botën dhe vetëm Berisha është një mik i vjetër i SHBA-së. Ne e dimë që Berisha mund të fitojë. Berisha si Donald Trump u persekutua nga qeveria. Përfaqësues të opozitës u arrestuan. Ne jemi këtu për të ndihmuar që kësaj ti jepet fund. Shqiptarët ashtu si amerikanët janë të shqetësuar për çështje të rëndësishme, për sigurinë dhe ekonominë. Ne duam zgjedhje të lira dhe të ndershme, ato janë të rëndësishme për demokracinë. Ne mund ta bëjmë Shqipërinë të madhe sërish”,- deklaroi LaCivita