MPB-ja dhe Gjykata Supreme nënshkruan marrëveshje për shkëmbim elektronik të të dhënave
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, dje kanë nënshkruar Marrëveshje për bashkëpunim dhe shkëmbim të të dhënave në formë elektronike ndërmjet dy institucioneve. Marrëveshja vendos një shkëmbim ndërinstitucional të të dhënave në formë elektronike përmes Platformës Kombëtare për Ndërveprim, duke rregulluar formën e kërkesave individuale në bazë […]
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, dje kanë nënshkruar Marrëveshje për bashkëpunim dhe shkëmbim të të dhënave në formë elektronike ndërmjet dy institucioneve. Marrëveshja vendos një shkëmbim ndërinstitucional të të dhënave në formë elektronike përmes Platformës Kombëtare për Ndërveprim, duke rregulluar formën e kërkesave individuale në bazë të të cilave do të kryhet shkëmbimi elektronik dhe përshkrimet e shërbimeve të regjistruara që mund të jenë lëndë e shërbimit elektronik.
“Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Gjykata e Lartë do të ketë qasje elektronik të drejtpërdrejtë në bazat e të dhënave të Ministrisë së Brendshme për shtetësinë, mjetet motorike dhe vendbanimin dhe vendqëndrimin. Këto të dhëna të marra përmes platformës për ndërveprim me shërbimet e listuara më sipër do të përdoren ekskluzivisht për qëllime të proceseve gjyqësore”, thonë nga MPB.
Ministria e Brendshme, nga ana e saj, me këtë marrëveshje do të ketë qasje në bazat e të dhënave për vërtetimet nga evidenca kriminale e personave fizikë dhe juridikë, vërtetime nga evidenca penale, vërtetimet për ndalim të shqiptuar për kryerjen e një veprimtarie apo detyre dhe certifikata për aftësi të revokuar biznesi, dhe këto të dhëna do të mund të përdoren për procese aktive dhe nevoja të ministrisë.
Ky proces është pjesë e prioritetit strategjik të digjtalizimit të proceseve dhe shërbimeve për të mundësuar institucione të lidhura dhe efikase që do të mundësojnë shërbime të shpejta dhe efikase për qytetarët.
Dy javë më parë, Ministria e Punëve të Brendshme nënshkroi Marrëveshje për bashkëpunim dhe shkëmbim të të dhënave në formë elektronike me Prokurorinë Publike, ndërsa në kohën kur kjo ministri udhëhiqej nga Oliver Spasovski, u nënshkrua Marrëveshje për bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave në formë elektronike edhe me Drejtorinë për menaxhim me librat amë.