Stresi ndan episodin e parë të albumit “Archimede”
Këngëtari nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, ka kohë që është duke punuar në një album të ri. Dhe duket se pritjes i erdhi fundi pasi artisti ka ndarë episodin e parë të këtij albumi, i cili do të publikohet në platformat muzikore më 1 qershor. Në këtë album ndër të tjera do të ketë […]
Këngëtari nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, ka kohë që është duke punuar në një album të ri.
Dhe duket se pritjes i erdhi fundi pasi artisti ka ndarë episodin e parë të këtij albumi, i cili do të publikohet në platformat muzikore më 1 qershor.
Në këtë album ndër të tjera do të ketë edhe shumë bashkëpunime me emra të mëdhenj të skenës.
Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Stresit (pa ndërhyrje):
“Te dashur miq, shoke, dhe bashkeudhatare te viteve te mia ne skene.Do doja te ndaja me ju episodin e pare te album it tim Archimede i cili do te publikohet me 1 Qershor ne platformat Spotify, pastaj YouTube……Episodi I dyte do te jete ne fund te qeshorit ,
Ende pa e publikuar dua te ju falenderoj ju qe me deshet, degjuat e ndoqet kudo me shkeli kemba e leshova zanin. Dua te falenderoj te gjithe koleget e mi per bashkpunimet, te gjithe ata te cilet jane shume dhe ndoshta edhe nuk duken por shkelqejne me punen e tyre.
Kam derdhur mbi leter ndjenja, merzi, nete pa gjume, ngjyrat e jetes sime , te diteve e ngjarjeve qe nuk jane te pakta!
Dikush me thote kendo balada Stres se te shkojne, ka nga ata qe me thone duam disse,te tjere duan rap real life etjjj.
Nese Zemra nuk cahet nuk zgjerohet, nese shpirti nuk coptohet as kenga nuk kendohet!
Per ju se shpejti……
Stresi me dashni !”.