Studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë prej sot e deri më 5 maj për shujta studentore

Ministria për Arsim dhe Shkencë prej sot e deri më 5 maj do të pranojnë aplikime në kuadër të Thirrjes publike për shujtat e studentëve për vitin akademik 2024/2025, transmeton Portalb.mk. Më ndryshimet e fundit ligjore, studentët do të mund të shfrytëzojnë këtë mundësi edhe nëse janë të punësuar, por rroga e tyre të jetë […]

maj 1, 2025 - 18:00
 0  4
Studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë prej sot e deri më 5 maj për shujta studentore
Studentë, vakt i subvencionuar. Ilustrim: Fisnik Xhelili

Ministria për Arsim dhe Shkencë prej sot e deri më 5 maj do të pranojnë aplikime në kuadër të Thirrjes publike për shujtat e studentëve për vitin akademik 2024/2025, transmeton Portalb.mk.

Më ndryshimet e fundit ligjore, studentët do të mund të shfrytëzojnë këtë mundësi edhe nëse janë të punësuar, por rroga e tyre të jetë më e vogël se rroga mesatare.

Shujtën studentore mund ta shfrytëzojnë edhe studentët e studimeve postdiplomike në universitetet shtetërore dhe private.

Aplikimet mund të bëhen në formë elektronike https://e-uslugi.mon.gov.mk., ndërsa ndihmë mund të kërkohet edhe në adresën [email protected].