Sulmi me viktima në Turqi, Rama: Dënojmë terrorizmin në të gjitha format

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin terroristë në Ankara ditën e sotme, ku mbetën të vrarë pesë persona dhe u plagosën 22 të tjerë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama dënon sulmin në kompaninë e Mbrojtjes dhe Hapësirës ajrore të Turqisë, teksa thekson se “Shqipëria qëndron me Turqinë si dy kombe […]

tetor 24, 2024 - 07:00
 0  6
Sulmi me viktima në Turqi, Rama: Dënojmë terrorizmin në të gjitha format

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin terroristë në Ankara ditën e sotme, ku mbetën të vrarë pesë persona dhe u plagosën 22 të tjerë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama dënon sulmin në kompaninë e Mbrojtjes dhe Hapësirës ajrore të Turqisë, teksa thekson se Shqipëria qëndron me Turqinë si dy kombe vëllezër dhe aleate të NATO-s.”

Më tej, kreu i qeverisë thotë se Shqipëria dënon të gjitha format e terrorizmit.

“Jemi thellësisht të tronditur nga raportimet për viktimat dhe të plagosurit në Ankara. Shqipëria qëndron krah Turqisë si dy kombe vëllazërore dhe aleate të NATO-s. Dënojmë ashpër terrorizmin në të gjitha format e tij dhe jemi plotësisht të bindur se Republika e Turqisë do të dalë më e fortë nga ky akt i pabesë ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”,-shkruan Rama./Opinion.al